Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Keqpërdorime me patentë shoferë, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar t’u caktohet masa e paraburgimit dy personave, njëri instruktor i një autoshkolle e tjetri qytetar, me dyshimin se njëri ka kryer veprën “dhënie e ryshfetit në sektorin privat” e i dyti “legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Prokuroria njoftoi se i pandehuri me inicialet A.B., dyshohet se i ka premtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë përfitim instruktorit, me qëllim që ky “t’ia rregullonte paligjshëm dokumentet”, në këmbim të 200 eurove.

E instruktori i dyshuar, duke qenë në dijeni se nuk ishte i licencuar për ofrim të shërbimeve të kategorisë C për patentë shofer, mori paratë në emër të rregullimit të dokumenteve për regjistrim. Më pas, i pandehuri e njoftoi të pandehurin tjetër se patentë shoferi i nevojitej me urgjencë “për shkak të mundësisë së punësimit jashtë vendit”.

“Më 14.02.2024, të pandehurit A.B., i vendosen pajisjet dhe gjatë procedurës testuese me anë të tyre arrijnë të komunikojë dhe t’i përgjigjet pyetjeve saktë, mirëpo këto veprime vëren një dëshmitar dhe ndërpritet procedura e testimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërsa, më 18 janar, i pandehuri E.M. në një autoshkollë në Fushë-Kosovë, me një të pandehur tjeter, dyshohen se me dashje dhe vetëdije, nëpërmjet fshehjes së fakteve e në kundërshtim me Ligjin për Patentë Shofer, lëshuan vërtetim kinse “mbi aftësimin praktik të kandidatit duke e vënë në lajthim organini kompetent”.