Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I gjendet një thikë, arrestohet nxënësi i shkollës së mesme në Lipjan

therje

Foto: Ilustrim

Është arrestuar një nxënës i shkollës së mesme në Lipjan, pasi që personeli i shkollës ka gjetur te ai një thikë.

Rasti po trajtohet si armëmbajtje pa leje dhe i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 19.10.2023 – 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nxënës i shkollës së mesme, për arsye se tek i njëjti nga personeli i shkollës është gjetur një thikë. Thika është sekuestruar nga njësia policore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prani të punëtorit për punë sociale me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.