Një i mitur është arrestuar në Prishtinë pasi policia ia ka gjetur një thikë.
Policia gjeti thikën gjatë kontrollit në shkollë.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar (i mitur) për arsye se gjatë kontrollit derisa ishte në shkollë i është gjetur një thikë. I dyshuari është intervistuar në prani të punëtorit për punë sociale dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.