Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I dënuari për dy vepra penale ikën nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njoftoi të enjten se një i dënuar ka ikur nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës.

Në njoftimin e publikuar në Facebook, SHKK-ja tha se mungesa e të burgosurit A.H., është vërejtur gjatë numërimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ishte dënuar me tri vjet për burg për veprat “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje”.

“A. H po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre vite për veprat penale, ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘vjedhje’. Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit”, thuhet në njoftim.

Edhe javën e kaluar, një i dënuar për vjedhje ka ikur nga Smrekonica.