Kronikë

I dënuari për vjedhje ikën nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës

Descriptive Text

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se i dënuari me inicialet B.R., është larguar të enjten nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës.

Në njoftimin e SHKK-së, thuhet se B.R. ishte dënuar me tre muaj e 10 ditë për veprën penale “vjedhje”.

“Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe Policia. Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit”, thuhet në njoftim.