Është arratisur nga Qendra Korrektuese e burgut në Smrekonicë një i dyshuar që ka qenë duke e vuajtur dënimin.
Sipas njoftimit të Policisë, njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar që ka qenë duke e vuajtur dënimin është arratisur nga Qendra Korrektuese e burgut në Smrekonicë. Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.