Një i burgosur është arratisur të premten.
Ai po e vuante dënimin në burgun e Lipjanit. Policia po e heton rastin, ndërsa nuk dihet se si ka arritur të largohet nga aty.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë në vuajtje dënimi në Qendrën Korrektuese Lipjan, ka arritur të largohet nga kjo qendër. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Artikuj të ngjashëm