Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arratiset një person nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Një person është arratisur nga Qendra korrektuese në Lipjan të premten në mbrëmje.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

“Lipjan 31.10.2023 – 19:30. Policia është njoftuar nga zyrtarët e Qendrës Korrektuese se një mashkull kosovar i cili ka qenë në masë edukuese ka ikur nga qendra korrektuese. Në konsultim me prokurorin është iniciuar dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.