I dënuari F.H. është arratisur nga burgu i Smrekonicës në fillim të këtij muaji, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Sipas njoftimit, i dënuari ishte përfitues i pushimit të fundjavës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Herën e fundit që ka shfrytëzuar vikendin ishte nga data 01 deri më 03 të këtij muaji”, thuhet në njoftim.
Për arratisjen e tij, sipas njoftimit, është përgatitur letër-rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.
Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, është suspenduar oficeri i dhomës së vëzhgimit F.R. dhe oficeri i krahut N.A.