Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shërbimi Korrektues fton konferencë për dy ikjet nga burgu

burgu

Shërbimi Korrektues i Kosovës të premten në mbrëmje ka konfirmuar edhe një ikje tjetër nga burgu, por nuk ka dhënë detaje të tjera, gjashtë ditë pasi një tjetër i burgosur, Faton Hajrizi, u arratis nga Qendra Korrektuese në Smrekovnicë të Vushtrrisë.

SHKK-ja ka bërë të ditur se edhe arratisja e fundit ka ardhur nga institucioni i tipit të hapur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media, e cila do të mbahet në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nesër më 13 korrik 2024, në orën 11:00, për të diskutuar lidhur me dy largimet e fundit nga institucionet e tipit të hapur”, thuhet në njoftim.

Në konferencë do të jenë të pranishëm zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, dhe drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, “të cilët do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje dhe do të përgjigjen në pyetjet tuaja”.