Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se i dënuari me inicialet B.R., është larguar të enjten nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës.
Në njoftimin e SHKK-së, thuhet se B.R. ishte dënuar me tre muaj e 10 ditë për veprën penale “vjedhje”.
“Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe Policia. Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
I dënuari për dy vepra penale ikën nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës
-
Shërbimi Korrektues jep detaje për arratisjen e Faton Hajrizit
-
Arratiset një i burgosur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë
-
Shërbimi Korrektues fton konferencë për dy ikjet nga burgu
-
MD-ja hesht për arratisjen e Hajrizit e MPB-ja premton kapjen e tij “për pak orë ose ditë”