Një grua ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një market në Gjakovë, dy persona të maskuar e nën kërcënim të armës ia kanë grabitur asaj një shumë të hollash.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së dielës. Policia ka nisur hetimet.
“Gjakovë 28.05.2023-21:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në një market duke punuar, kanë hyrë dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë të hollash dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj
-
Prishtinë, punonjësja e një marketi raporton se nën kërcënim të thikës iu grabitën paratë
-
Raportohen dy raste të grabitjeve në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Punëtorja e një marketi në Ferizaj raporton se një person i armatosur ia grabiti paratë në arkë
-
Grabitje në një market në Mitrovicë