Punëtorja e një marketi në Ferizaj ka raportuar se një person i armatosur e i maskuar ishte futur në market dhe ia kishte kërkuar asaj të gjitha paratë që kishte në arkë.
Policia ka thënë se i dyshuari më pas është larguar në drejtim të panjohur. Rasti, që është raportuar se ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, është duke u hetuar nga policia.
“Ferizaj 03.02.2024- 19:15. Ankuesja femër kosovare, punëtore në një market ka njoftuar se një person i pa njohur e i maskuar dhe më një armë në dorë i ka kërkuar që t’i japë të gjitha paratë që i ka në arkë. I dyshuari pasi që i ka marrë parat është larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Artikuj të ngjashëm
-
Vidhet një arkë me para në një market në Ferizaj
-
Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në marketin në Ferizaj
-
Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj
-
Prishtinë, punonjësja e një marketi raporton se nën kërcënim të thikës iu grabitën paratë
-
Hajdutët u futën me kallashnikov e çekan, grabitet një market në Ferizaj