Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grabitje në një market në Mitrovicë

grabitje-para

Foto: Ilustrim

Tre punonjës të një marketi në Mitrovicë kanë raportuar në Polici se një i panjohur nën kërcënimin e armës u ka grabitur 781.20 euro të martën mbrëma.

Policia ka intervistuar tre viktimat e dy dëshmitarët, ndërsa është duke e hetuar rastin.

“Rr. Ferat Dragaj, Mitrovicë Jug 21.02.2023-20:55. Tre viktima, dy meshkuj dhe një femër kosovarë, derisa kanë qenë duke punuar në market, një person i panjohur nën kërcënimin e armës u ka grabitur një shumë parash prej 781.20€ dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në lidhje me rastin janë intervistuar tre viktimat dhe dy dëshmitar, nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.