Një market në “Rrugën B” në Prishtinë është grabitur mbrëmjen e së premtes.
Punëtorët kanë thënë se dy persona me maska dhe armë kanë marrë para nga arka dhe kanë ikur.
“Tri viktima, dy femra dhe një mashkull kosovarë, punëtorë në market, kanë njoftuar se dy persona të panjohur me maska dhe të armatosur kanë grabitur para kesh nga arka dhe kanë ikur me veturë në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti është duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Grabiten një market dhe një pikë derivatesh në Prishtinë
-
Prishtinë, punonjësja e një marketi raporton se nën kërcënim të thikës iu grabitën paratë
-
Raportohen dy raste të grabitjeve në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Grabitje e armatosur në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
-
Grabitje në një market në Mitrovicë