Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohen dy raste të grabitjeve në 24 orët e fundit në Kosovë

Grabitje

Foto: Ilustrim

Dy raste të grabitjeve nga persona të maskuar e nën kërcënimin e armëve janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ku dy burra kanë raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur para në një lokal.

“Prishtinë / 06.02.2024 – 17:25. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë deklaruar se nga dy persona të dyshuar me maska në kokë nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga lokali një shumë parash, dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkohë që një rast tjetër ka ndodhur në Mitrovicë të Jugut, ku një burrë ka raportuar se nën kërcënimin e armës i janë grabitur para.

“Mitrovicë Jugu / 06.02.2024 – 21:56. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se është ndaluar nga dy persona të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e revoles i janë grabitur para të gatshme. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.