Një automjet është grabitur mëngjesin e së premtes në dalje të autostradës në fshatin Duhël. Automjeti funksiononte si postë private.
Viktima ka raportuar se ai është ndaluar dhe sulmuar nga persona të panjohur.
“Të dyshuarit, nën kërcënim dhe me forcë, i kanë marrë disa zarfa të mbyllur që dyshohet se përmbanin para. Viktima nuk ka lëndime dhe nuk e di shumën e saktë të parave të grabitura, pasi zarfat kanë qenë të mbyllura. Policia ka reaguar menjëherë dhe është duke u marrë intensivisht me rastin”, ka njoftuar Policia.
Deri më tani dyshohet se ishin disa persona dhe ishin të armatosur, e se ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të tipit Golf.
Hetimet janë në zhvillim me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve.
-
Si ndodhi grabitja e 10 mijë eurove në autostradë
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Të armatosur me AK-47 grabisin dy persona në një rrugë në Prizren
-
Tre persona të armatosur sulmojnë dy qytetarë në Prizren, ua vodhën 40 euro
-
Shtetasja e huaj raporton se në Prizren iu grabitën 2000 euro e dy telefona