Një rast i grabitjes së armatosur ka ndodhur në fshatin Zym të Prizrenit, ku dy burra janë sulmuar derisa po udhëtonin me veturë.
Sipas informacioneve, viktimat gjatë lëvizjes në rrugë kanë hasur në pengesa të vendosura me gurë. Pasi janë ndalur dhe kanë dalë nga vetura për t’i larguar pengesat, dyshohet se janë përballur me dy persona të panjohur, të armatosur me armë automatike të tipit AK-47. Të dyshuarit, nën kërcënimin e armës, u kanë grabitur një shumë parash dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur, duke shtënë me armë zjarri në drejtim të pyllit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë fisheku si provë materiale.
Lidhur me rastin, policia ka intervistuar dy persona të dyshuar, të cilëve u janë sekuestruar dy telefona celularë. Megjithatë, në mungesë të provave që i lidhin me rastin, me urdhër të prokurorit ata janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar.
-
Arrestohen tre të dyshuarit për grabitjen e 40 eurove në Prizren
-
Tre persona të armatosur sulmojnë dy qytetarë në Prizren, ua vodhën 40 euro
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje dhe armëmbajtje pa leje në Prizren
-
Arrestohen tre persona në Ferizaj, dyshohen se me AK-47 grabitën një market