Një grabitje ka ndodhur të mërkurën në një barnatore të lagjes “Ulpiana” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se një person i dyshuar nën kërcënim të armës së ftohtë e ka grabitur një sasi të barnave dhe shiringave në vlerë rreth 800 euro.
“Sot rreth orës 09:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës së ftohtë ka grabitur sasi të barnave dhe shiringave (në vlerë rreth 800 euro)”, ka thënë ajo.
Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Grabitje në një pompë në Prishtinë, vidhen mbi 2 mijë e 500 euro nën kërcënim e thikës
-
Taksisti grabitet në Prishtinë, iu morën 15 euro nën kërcënim të thikës
-
Vodhi mjete pune në vlerë rreth 6 mijë euro, arrestohet
-
Tentoi të jepte 100 euro ryshfet për ta shmangur inspektimin farmaceutik, arrestohet i dyshuari