Katër persona janë grabitur në Novobërdë të enjten mbrëma.
Policia njoftoi se tre persona nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur njërit prej viktimave kuletën, orën dhe telefonin.
Policia në vendngjarje ka gjetur gjësendet e raportuara si të vjedhura. Rasti po hetohet nga njësitë.
“Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë derisa ishin të shoqëruar me dy femra kosovare, tre persona të dyshuar meshkuj nën kërcënimin e një arme të gjatë, njërit prej viktimave ia kishin grabitur kuletën, orën e dorës dhe telefonin. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur kuletën, një orë dore, dhe një telefon, por nga kuleta të dyshuarit ishin marrë 300 euro para të gatshme. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.