Një i dyshuar është arrestuar në Prishtinë pasi ka rrahur një punëtor të sigurimit.
Policia ka thënë se i dyshuari e kishte goditur punëtorin, e ky i fundit më pas ka përdorur sprej kundër tij në vetëmbrojtje.
“Është raportuar se në një lokal, ka ndodhur një mosmarrëveshje mes punëtorit të sigurimit dhe të dyshuarit mashkull kosovar, ky i fundit ka goditur fizikisht viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima në vetëmbrojtje ka përdor një sprej kundër të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Lëndohet një punëtor në vendin e punës në Lipjan, arrestohet një i dyshuar
-
I dehur sulmon policin brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje i dyshuari
-
U hodhi sprej dy policëve dhe i sulmoi fizikisht, arrestohet një person në Vushtrri
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual
-
Arrestohen dy vëllezër në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarëve policorë