Një tjetër operacion mes Shqipërisë dhe Italisë me skuadra të përbashkëta ka goditur një grup kriminal të trafikut të drogës duke çuar pas hekurave 16 persona, 14 janë arrestuar në Itali, ndërsa dy në Shqipëri. Report Tv raporton se 2 të arrestuarit në Shqipëri nga operacioni janë Elison Hysenbelli, 40 vjeç, banues në Bathore, dhe Jurgen Duka (Mëziri) 38 vjeç, banues në Kamzë.
Operacioni "Riviera" u zhvillua në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri. Policia shqiptare njofton se operacioni për goditjen e grupeve kriminale që merreshin me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjen pa leje nisi në vitin 2018.
Operacioni “Riviera” u iniciua nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja. Grupi kriminal i trafikut përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. Operacioni në Itali u zhvillua në Marche, Emilia Romagna, Lombardi dhe Liguri.
Dy të arrestuarit në Shqipëri pritet që të ekstradohen në Itali për t'u gjykuar. Mediet italiane raportojnë se deri më tani janë sekuestruar pasuri në vlerën 150 mijë euro. Po sipas autoriteteve italiane nga hetimet ka rezultuar se grupi trafikonte kokainë dhe heroinë nga Amerika e Jugut dhe Evropa Veriore, ndërsa marijuana vinte kryesisht nga Maqedonia dhe nga Shqipëria/Shqiptarja.
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Operacion i madh antidrogë, 52 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri
-
Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Itali, arrestohen tre shqiptarë
-
Operacion i madh antidrogë në Shqipëri, arrestohen dhjetëra persona
-
Arrestohen në Itali dy shqiptarë për trafikim të kokainës