Dy shqiptarë 24 dhe 29 vjeç janë arrestuar në Itali, për trafikim të kokainës në fshatin Limito. Mediat italiane bëjnë me dije se të arrestuarit Damiano Maiolo dhe Tritan Leika, ishin pjesë e rrjetit kriminal “Ndragheta”.
Leika thuhet se kishte edhe 10 muaj e 28 ditë burg të pashlyer, për trafikim droge. Policia ka kontrolluar shtëpitë e tyre me qen anti-drogë, ku u gjetën 10 mijë e 500 euro para kesh dhe 130 gramë kokainë të paketuar në doza gati për shitje. Në shtëpitë e tyre u gjetën edhe mjete për përgatitjen e dozave të kokainës dhe objekte të vjedhura.
Ky hetim filloi përpara dhjetorit 2022 dhe çoi në pranga dhjetëra persona, anëtarë të këtij rrjeti kriminal. Gjithashtu u arrestua një person tjetër i lidhur me Cosa Nostra nga Enna dhe u zbulua një përpjekje e bandës për të ndikuar në zgjedhjet komunale, fatmirësisht pa sukses./Euronews.al
-
Dy shqiptarë arrestohen në Itali, u kapën me drogë e 73 mijë euro
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Itali, arrestohen tre shqiptarë
-
Kapet me 58 kg kokainë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali
-
Arrestohen dy persona për narkotikë e armëmbajtje pas hetimit disamujorë të Policisë