Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen “Arbana” në Prizren të enjten në mëngjes.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar për KOHËN se trupi i pajetë i 53-vjeçarit ishte gjetur nga fqinjët.
Pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, trupi është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.
“Më datë 02.04.2026, rreth orës 07:25, Policia ka pranuar informacion se në rrugën ‘0Enver Buqa’, në lagjen ‘Arbana’ në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete nga një fqinjë. Bëhet fjalë për një mashkull rreth 53-vjeçar (E.S.) i cili jetonte vetëm me nënën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij në shtëpi. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në vijim kanë dalë edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve. Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për ekzaminim. Lidhur me rastin është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’”, ka njoftuar Bytyqi.
-
Dy persona gjenden pa shenja jete në rajonin e Prizrenit
-
Gjendet e vdekur një grua në Prizren
-
Gjendet pa shenja jete një burrë në Prizren
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e një në Mitrovicë të Veriut
-
Një i moshuar gjendet pa shenja jete në Prizren, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij