Futbollisti i Prishtinës, Otto John, është arrestuar nën dyshimin për veprën penale të “trafikimit me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar”.
Policia e Kosovës në raportin ditor të së premtes ka konfirmuar arrestimin e shtetasit nigerian duke thënë se bëhet fjalë për një rast të një muaji më herët. Arrestimi është kryer të enjten. Në raport është bërë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Nga klubi i Prishtinës kanë konfirmuar po ashtu për KOHËN se futbollisti është dërguar në mbajtje.
Njoftimi zyrtar nga Policia:
TRAFIKIM ME NJERËZ & SHËRBIMET SEKSUALE TË VIKTIMËS SË TRAFIKUAR
Prishtinë 05.04.2022 – 07:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 05.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Nigerisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
-
Prishtina nuk e di pse u arrestua John
-
Otto John lirohet nga paraburgimi, i bashkohet menjëherë Dukagjinit
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për trafikim me njerëz
-
Rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
-
Arrestohet një i dyshuar për trafikim me njerëz