Klubi i futbollit Prishtina ka pranuar se sulmuesi Otto John është prapa grilave. Por Prishtina nuk e di se pse John është arrestuar.
“FC Prishtina njofton opinionin publik se sulmuesi Otto John është dërguar të enjten në mbajtje nga policia e Kosovës. Klubi nuk është në dijeni për arsyet e arrestimit, ndërkohë që mësojmë se ai do të lirohet nga paraburgimi gjatë ditës së shtunë. FC Prishtina i respekton organet e rendit dhe nëse vërtetohet ndonjë aktakuzë, ndaj futbollistit do të marr masa në bazë të rregulloreve të brendshme”, shkruan në njoftimin e Prishtinës.
Ndërkohë sipas raportit të policisë, John është arrestuar nën dyshimin për veprën penale të “trafikimit me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar”.
John është nga Nigeria dhe është gjatë pjesë e futbollit kosovar.
-
Arrestohet një shtetas turk që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për dhunim
-
Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar