Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për trafikim me njerëz

Një person është arrestuar në Prishtinë, i dyshuar për trafikim me njerëz dhe kryerje të shërbimeve seksuale me viktimën e trafikimit.

Rasti sipas Policisë, rasti është identifikuar më 5 prill, ndërkaq më 17 maj raportohet se i dyshuari është arrestuar.

“Në lidhje me rastin është raportuar se me 17.05.2022 është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.