Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ekstradohet nga Italia një 34-vjeçar i dënuar për vrasje në tentativë

Arrestim

Foto: Ilustrim

Një 34-vjeçar është ekstraduar nga Italia në Kosovë për vuajtje të dënimit për veprën vrasje në tentativë.

Sipas njoftimit nga Policia, ekstradimi është kryer në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai është dënuar me 20 muaj burg më 16 shkurt të vitit 2019, por deri tash i është shmangur dënimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I ekstraduari është dorëzuar nga autoritetet kompetente italiane në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, ku është pranuar nga zyrtarët policor të Stacionit Policor Suharekë, dhe më pas është dërguar në Qendrën e Paraburgimit”, thuhet në njoftim.