Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ekstradohet nga Italia kosovari i dënuar për narkotikë

Paraburgim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjyqësore.

Sipas njoftimit për media ai është ekstraduar nga Italia dhe është i dënuar më 3 vjet burgim për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Me datën 30.01.2024 nga shteti i Italisë është ekstraduar personi F.A. (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar shqiptar). Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore me dënim burgimi prej tri (3) viteve për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.