Policia e Kosovës njoftoi se është ekstraduar nga Franca A.R., që ishte dënuar për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Në njoftim thuhet se ekstradimi i të dënuarit me 2 vjet e 4 muaj burgim është bërë të martën nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.
I dënuari ka lindur në vitin 1995.
“Personi i kërkuar pas përfundimit të procedurave ligjore është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Ekstradohet nga Zvicra i kërkuari për vrasje në tentativë
-
Ekstradohet nga Italia kosovari i dënuar për narkotikë
-
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i dyshuari për vrasje në tentativë
-
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për vjedhje të rëndë
-
Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpoli ekstradohet nga Kroacia në Kosovë