Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person në Prishtinë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar në Itali.
Sipas njoftimit, njësiti policor "Fast Kosova" e ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin B.B., i kërkuar dhe i dënuar me 30 vjet burgim për veprën penale organizim i trafikimit të drogës.
“Më datë 24.07.2023, si rezultat i veprimeve operativo hetimore të realizuara nga njësiti policor i Policisë së Kosovës (Fast Kosova), është arritur të lokalizohet dhe njëherit të arrestohet personi i dyshuar (B. B.), i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e shtetit të Italisë. Personi i dyshuar kërkohej lidhur me veprën penale “Organizimi i trafikimit me drogë” dhe është i dënuar me 30 vite burgim”, thuhet në njoftimin policor.
I dyshuari është dërguar në paraburgim për 48 orë, ndërsa u tha se veprimet do të ndërmerren në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.
-
Policia e Kosovës arreston një person, po kërkohej ndërkombëtarisht nga Gjermania
-
Arrestohet shtetasi slloven, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për trafikim me narkotikë
-
Ekstradohet nga Italia kosovari i dënuar për narkotikë
-
Arrestohet një i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar me 10 vjet burgim
-
Policia arreston personin për të cilin Shqipëria kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar