27-vjeçari L.M. është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë për të vuajtur dënimin me burg, pasi ishte shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë kosovare për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Operacioni u realizua mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga njësia për menaxhimin e urdhëresave dhe arrestimeve të Policisë së Kosovës. I ekstraduari, shtetasi L.M., ishte i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim dhe ishte subjekt i një urdhërese aktive.
Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, ai është shoqëruar dhe dorëzuar në qendrën e paraburgimit në Hajvali, ku do të vazhdojë vuajtjen e dënimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për grabitje
-
Ekstradohen dy shtetas të Kosovës, njëri kërkuar për lëndim e tjetri për tentim vrasje
-
Ekstradohet nga Gjermania kosovari që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Ekstradohet nga Austria një person i kërkuar për vjedhje të rëndë
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje