Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për tentimvrasjen në Gojbulë

Aksident-Vrasje-Policia

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në mbrëmje është ekstraduar nga Gjermania i dyshuari për tentimvrasjen e korrikut të vitit të shkuar në fshatin Gojbulë të Vushtrisë.

Sipas njoftimit policor, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Më 12 korrik, një burrë ishte plagosur me armë zjarri derisa po ruante në një pronë private në këtë fshat. Viktima kishte pasur nevojë për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes ishin gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, ndërsa Policia atë kohë s’pati bërë të ditur për ndonjë arrestim.