Dy ekstradime të ndara janë realizuar brenda dy ditëve, ku një person i dyshuar është dërguar nga Gjermania për në Kosovë, ndërsa një person tjetër është dërguar nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut.
Sipas njoftimit policor, më 23 shkurt nga Gjermania në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar me inicialet G.B., i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë në Kosovë. Ai dyshohet për përfshirje në veprën penale “Mashtrim” dhe kishte arritur t’i shmangej drejtësisë për një periudhë kohore.
“Ekstradimi është realizuar falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shtetit Gjerman”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkaq, një ditë më pas, më 24 shkurt, është realizuar edhe një ekstradim tjetër, nga Kosova drejt Maqedonia e Veriut.
Shtetasi turk me inicialet T.M. i është dorëzuar autoriteteve maqedonase, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje” dhe gjithashtu i ishte shmangur drejtësisë.
Sipas Policisë, “ekstradimi i tij është kryer përmes pikëkalimit kufitar Hani i Elezit, nën masa të rrepta sigurie”.
-
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoni të Veriut një i kërkuar për vrasje
-
Ekstradohen dy shtetas të Kosovës, njëri kërkuar për lëndim e tjetri për tentim vrasje
-
Arrestohet një person i kërkuar ndërkombëtarisht nga Maqedonia e Veriut
-
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për vjedhje të rëndë
-
Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpoli ekstradohet nga Kroacia në Kosovë