Policia e West Yorkshire ka zbuluar një fermë masive kanabisi, gjatë bastisjes së një ndërtese në Halifax.
Në prangat e Policisë ra 38 vjeçari shqiptar Dritan Hoxha, i cili kishte mbjellë më shumë se 600 bimë kanabisi. Sipas mediave britanike 38 vjeçari shqiptar theu këmbën teksa u përpoq t’u shpëtonte oficerëve të policisë, duke u hedhur nga çatia .
Mediat britanike bëjnë të ditur se droga mund t’u kishte sjellë fitime tregtarëve deri në 1 milion funte.
Hoxha u burgos për 30 muaj dhe do të dëbohet në Shqipëri në fund të dënimit. Ai u deklarua fajtor për prodhim të kanabisit.
Gjatë kontrollit në banesë, shqiptarit i janë gjetur rrënjë të kanabisit, që po rriteshin. Oficerët e Policisë në total kanë sekuestruar 621 bimë kanabis, ndërsa panë që ambientet ishin të pajisura me kanale ventilimi dhe sisteme ngrohjeje.
Mësohet se Hoxha kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme./abcnews.al
-
Policia e kap me shtëpi bari, shqiptari në Angli fshihet mbi çati
-
Shqiptari në Angli dënohet me një vit burgim, kishte kultivuar kanabis në apartament
-
Shqiptari kujdesej për fermën me kanabis në Londër, dënohet me 20 muaj burgim
-
Tregtari shqiptar i drogës i shpëtoi deportimit nga Britania pasi “do t’i shkatërrohej martesa”
-
Policia britanike sekuestron kanabis në vlerë 130 milionë funte