Në mediat angleze po qarkullon një foto e një personi që po qëndron mbi çati ndërsa policia gjendet në dritare duke kontrolluar pikërisht për atë person.
Bëhet fjalë për shqiptarin Etmond Lika i cili u ngjit mbi çati në momentin që policia ka nisur kontrollin në godinën me 6 dhoma të përshtatur për kultivimin e kanabisit,
200 bimë u gjetën gjatë operacionit.
32-vjeçari pranoi fajin para gjykatës. Ai tha se kishte ardhur në Angli me gomone shtatorin e kaluar, me shpresën për një të ardhme më të mirë.
Avokati i tij argumentoi se i duhet dhënë një vendim i butë, për shkak se e ka kuptuar fajin dhe se nuk ka dënime të mëparshme. Në fund gjykata e dënoi me dy vite e katër muaj burg.
Artikuj të ngjashëm
-
Shqiptarët ia kthejnë banesën në “shtëpi bari”, habitet qiradhënësi britanik
-
Daily Mail me rrëfim për mafinë shqiptare në Angli
-
Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Trafikanti shqiptar në arrati prej më shumë se një viti pasi u lirua gabimisht nga burgu në Britani
-
Tregtari shqiptar i drogës i shpëtoi deportimit nga Britania pasi “do t’i shkatërrohej martesa”