Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shqiptarët ia kthejnë banesën në “shtëpi bari”, habitet qiradhënësi britanik

Një britanik ishte habitur kur në banesën që e kishte dhënë me qira zbuloi një “shtëpi bari”. Rasti ka ndodhur në nëntor të vitit kaluar, ndërsa Gjykata ka dhënë këtë javë vendimin përfundimtar për dy shqiptarët e arrestuar, kanë bërë të ditur mediat angleze.

Pronari shkoi për ta ndërruar bravën e banesës në Angli dhe papritmas pa që vendi ishte shndërruar në një laborator për prodhimin e marihuanës. Vlera e saj shkonte në 100 mijë paund.

Pasi lajmëroi policinë, pronari ka thënë se banesën e kishte lëshuar me qira për dy shqiptarë, njëri  28 vjeç e tjetri 26 vjeç. Ata u arrestuan dhe u lanë në burg këtë javë në seancën që u zhvillua në Gjykatën e Hullit.

Avokatja mbrojtëse Olivia McGeeney ka thënë se dy të rinjtë shqiptarë e kishin pranuar krimin, dhe se kishin ardhur në Britani për një jetë më të mirë, por për shkak të rrethanave dhe vështirësive ekonomike e gjetën veten duke punuar në “shtëpi bari”.

Në fund, gjykatësja Sophie McKone vendosi t’i dënojë me nga 1 vjet burgim.