Drejtësia britanike ka dënua me 20 muaj burg një 25-vjeçar shqiptar, i cili u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi.
Më shumë se 100 bimë u zbuluan brenda një banesë dhe shqiptari i dënuar është Alfred Dushaj. Prokurori i çështje David Clarke tha në gjykatë se situata ishte shumë e rrezikshme, pasi gjithë rrjeti elektrik ishte i shkatërruar.
Sipas tij inxhinierët e energjisë elektrike u alarmuan pasi u zbulua se furnizimi me energji ishte anashkaluar në banesën në Burnley Road, Colne, raporton lancashiretelegraph.co.uk.
Inxhinierëve u ishin dashur disa orë për të riparuar dëmtimet e kabllove elektrikë pasi shfaqnin rrezikshmëri të lartë jo vetëm për banesën, por edhe për shtëpitë e tjera përreth. Më tej prokurori Clarke tha se bimët u zbuluan në dy bodrume, në një dhomë mbrapa, në dhomat e gjumit dhe papafingo.
Gjithashtu prokurori theksoi se nga shitja e lëndës narkotike mund të përfitohej një shumë që varionte nga 15,000 në 45,000 £. Dushaj, me qëndrim në Burnley Road pranoi akuzën për prodhimin e kanabisit dhe u burgos me 20 muaj. Gjykatësi Nicholas Barker tha se 25-vjeçari mund të përballet gjithashtu me procedurat e deportimit në fund të dënimit të tij.
Prokurori Clarke u shpreh se kur i pandehuri u arrestua, u tha oficerëve se qëndronte vetëm në Britani të Madhe prej dy vitesh.
Edhe
Policët në Coventry zbuluan bimë kanabisi më të gjata se vetë ata, 20 muaj burgim për një shqiptar
Ai ishte futur në operacionin për rritje kanabisi nga një person me emrin ‘Johny’. Shqiptari rrëfeu se ishte paguar për 50 javë punë duke ujitur bimët, me qëllim sigurimin e parave për të jetuar.
Avokati mbrojtës i tij Daniel Howarth, deklaroi se kjo ishte vepra e parë penale e klientit të tij, qoftë në Britani të Madhe apo në vendin e tij të lindjes.
“Ai tani duhet të përballet me shërbimet e emigracionit dhe pas përfundimit të dënimit do të dëbohet. Dushaj tani dëshiron të kthehet në Shqipëri në mënyrë që të kujdeset për nënën e tij, e cila është e sëmurë”, shtoi Howarth./abcnews.al
-
Shqiptari në Angli dënohet me një vit burgim, kishte kultivuar kanabis në apartament
-
Tre shqiptarë dënohen me burgim në Angli për rritje të kanabisit, thonë se ishin të detyruar
-
E kthen shtëpinë në fermë kanabisi, dënohet shqiptari në Angli
-
Dënohen 2 shqiptarë në Britani që kultivonin kanabis në shtëpi, përballen edhe me dëbim