Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia britanike sekuestron kanabis në vlerë 130 milionë funte

Policia britanike ka sekuestruar bimë kanabisi në vlerë deri milionë funte dhe ka arrestuar gati 1000 persona, në aksionin më të madh ndonjëherë në Britani kundër krimit të organizuar.

Më shumë se 180 mijë bimë janë gjetur në bastisjet nëpër Angli dhe Uells në qershor.

Policët konfiskuan gjithashtu 20 armë, 636 mijë funte në para të gatshme dhe 20 kg kokainë, me një vlerë të mundshme rreth 1 milion funte.

Operacioni është përshkruar si “më i rëndësishmi” i këtij lloji i kryer ndonjëherë i ndërmarrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Synimi i operacionit njëmujor të quajtur “Mille” ishte të goditet krimi i organizuar, duke u ndaluar burimet kryesore të hyrave, arrestuar të përfshirët dhe duke marrë njohuri se si funksion rrjetet.

Steve Jupp, drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shefave të Policisë (NPCC) për krimin e rëndë dhe të organizuar, ka theksuar se operacioni kishte “ndërprerë me sukses një sasi të konsiderueshme të aktiviteteve kriminale”.

“Ne e dimë se rrjetet e organizuara të përfshira në prodhimin e kanabisit janë gjithashtu të lidhura drejtpërdrejt me një sërë krimesh të tjera serioze, si importimi i drogës së klasës A, skllavëri moderne, dhunë dhe shfrytëzim”, ka thënë ai.

Edhe Policia greke shkatërron mbi 8 mijë bimë kanabisi në një fermë misri Botë Policia greke shkatërron mbi 8 mijë bimë kanabisi në një fermë misri

Rreth 11 mijë policë nga të gjitha 43 forcat policore në Angli dhe Uells, si dhe Agjencia Kombëtare për luftim të krimit, janë koordinuar për të arrestuar afro 1000 persona në qershor.

Nga të arrestuarit, ndaj 450 prej tyre janë ngritur akuza.

“Krimi i lidhur me kanabisin shpesh mendohet të jetë ‘nivel i ulët’, megjithatë ka modele të qarta rreth shfrytëzimit dhe dhunës që grupet e krimit të organizuar përdorin për të mbrojtur ndërmarrjet e tyre”, ka shtuar Jupp.