Të paktën dy persona janë arrestuar të mërkurën në kufirin franko-spanjoll, nën dyshimin se u janë gjetur mbi 600 kilogramë kanabis, si dhe 38,000 euro para të gatshme.
Një prej të arrestuarve ishte duke e vozitur automjetin që po mbante substancën narkotike, ndërsa tjetri besohej se ishte një nga organizatorët e një rrjetit më të gjerë të trafikut të drogës dhe u kap në qytetin e Tuluzës, raportoi “Euroneës”.
Në Francë, kanabisi është i paligjshëm për përdorim personal, megjithëse mbetet një nga drogat më të përdorura në vend. Një ligj i ri që hyri në fuqi në vitin 2020 uli dënimin për krimin e posedimit të kanabisit në vëllime më të vogla se 50 gram - që do të thotë se njerëzit mund të paguajnë një gjobë dhe të shmangin burgun.
Njëri prej të arrestuarve dyshohet se është një nga organizatorët kryesorë të një rrjeti të trafikut të drogës, të cilin policia lokale tha se e ka hetuar prej rreth gjashtë muajsh.
"Pak nga pak, ne po kuptojmë se si funksionon rrjeti dhe kemi përfituar nga ky rast i fundit për ta kapur", ka thënë një burim nga forcat policore të Tuluzës.
-
Në dy raste të ndara arrestohen 6 të dyshuar për trafikim me substanca narkotike
-
Megaoperacioni në Shqipëri, droga erdhi nga Kanadaja e fshehur në konserva peshku
-
Policia britanike sekuestron kanabis në vlerë 130 milionë funte
-
Spanja sekuestron 30 tonë kokainë, kapje rekorde në Evropë
-
Murgjit budistë kapen me 110 kilogramë kanabis në aeroport