Tre shtetas të Kosovës janë arrestuar në Durrës si të dyshuar për trafikim droge. Siç ka njoftuar Policia e Shqipërisë, bëhet fjalë për një grup që dyshohet se trafikonte kanabis nga Kanadaja drejt Shqipërisë dhe Kosovës. Operacioni i quajtur “anchor” ka përfunduar me sekuestrim të drogës kanabis të llojit “Gelato” 80 kilogramë, në vlerë tregu rreth 1 milion euro.
Pos tre të arrestuarve, dy të tjerë janë vënë në kërkim.
Sipas njoftimit policor, dyshimet janë se lënda narkotike me emërtimin “Gelato” sigurohej në Ontario të Kanadasë dhe transportohej drejt Shqipërisë, e fshehur në një vend të posaçëm të modifikuar në një automjet të porositur për blerje në Kanada. Dyshimet janë se pas mbërritjes në Shqipëri, droga shpërndahej aty dhe në Kosovë.
Tre shtetasit kosovarë të arrestuar janë: T. D., 32 vjeç, L. G., 26 vjeç, dhe B. J., 40 vjeç.
Në kërkim janë shpallur edhe H.C. nga Kukësi dhe G.O. nga Kosova por që jeton në Ontario të Kanadasë.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se personat e përfshirë kishin role të përcaktuara në sigurimin, fshehjen, transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, nga Kanadaja drejt Shqipërisë dhe më tej drejt Kosovës”, thuhet në njoftim.
-
I mituri plagos vëllain 10 vjeç gjatë manipulimit me kallashnikov
-
Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi seksualisht dikë në prill
-
Arrestohet një 16-vjeçar për kanosje me armë në Kaçanik
-
Një i arrestuar nën dyshim se mashtroi me aviobileta
-
Nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për fajde në Prizren, njëri dyshohet se goditi policin e këmbësoren