Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në Fushë-Kosovë të hënën në mbrëmje.
Siç ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh, vdekja e shoferes dhe pasagjeres u konfirmua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Trupat e viktimave janë dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Fushë Kosovë / 19.05.2025 – 22:11. Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë që drejtohej nga një femër kosovare. Drejtuesja e veturës e po ashtu edhe pasagjerja kosovare janë dërguar në QKUK ku nga mjekët është konstatuar se të dyja kanë ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport policor.
-
Një person vdiq në vetaksident në rrugën Bresje – Fushë-Kosovë
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Një grua humb jetën në vetaksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Katër viktima në 24 orë nga aksidentet në Kosovë
-
Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident trafiku në Klinë