Kronikë

Dy të therur me thikë nga përleshja në Kalabri të Prishtinës

Therje Thike

Foto - Ilustrim: KOHA

Të paktën dy persona janë therur me thikë të mërkurën në Kalabri të Prishtinës. 

Ky sulm me thikë ka ndodhur si pasojë e një përleshjeje mes disa personave në këtë lagje, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. 

Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor. 

“Rreth orës 13:00, është raportuar për një përleshje në mes të disa personave në lagjen Kalabria, në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika). Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit i cili më pas është paraqitur në polici”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.