Dy persona janë arrestuar për therjen e dy të tjerëve para tre ditësh në Prishtinë.
Siç ka njoftuar Policia, ngjarja ka ndodhur më 19 prill rreth orës 17:30, kur sipas raportimeve fillestare, viktimat – të dy shtetas kosovarë – janë sulmuar nga një person i panjohur. Si pasojë e plagëve të marra, ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Pas hetimeve intensive, më 21 prill, autoritetet kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy të dyshuar, po ashtu shtetas kosovarë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit nga organet e rendit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.
-
Arrestohen dy vëllezër në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarëve policorë
-
Mbrëmë u ther një person në sheshin “Nënë Tereza”
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Theret me thikë një grua në Prishtinë, i dyshuari merr trajtim psikiatrik e dërgohet në mbajtje
-
Rrahje mes disa të miturve në Prishtinë, një lëndohet rëndë, dy arrestohen