Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet një apartament në Bogë

Djegie e shtëpisë

Foto: Ilustrim

Një apartament në Bogë të Rugovës është përfshirë nga zjarri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për KOHËN se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga ky rast.

Sipas tij, policia dhe zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes, megjithatë zjarri ende nuk është arritur të shuhet.

“Është djegur një apartament ngjitur me një hotel. Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia dhe zjarrfikësit. Nuk ka persona te lënduar, zjarrfikësit janë duke u përpjekur ta shuajnë zjarrin”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm