Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për djegien e një vile mbrëmjen e së enjten në fshatin Bogë të Pejës.
Sipas njoftimit të premten, deri te djegia dyshohet të ketë ardhur si pasojë e ndezjes së kaminit për ngrohje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë brenda në vilën e viktimës mashkull kosovar, e ka ndezur kaminin dhe në ndërkohë ka vërejtur se jashtë është një tym. Ankuesi së bashku me personat që ishin në brenda kanë dalë jashtë dhe kanë vërejtur se vila është përfshirë nga zjarri i cili dyshohet se është shkaktuar nga oxhaku. Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.