Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten e ka dënuar Osman Kastratin, me nofkën Ebu Bekër, me tri vjet e dy muaj burgim për organizimin dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.
Vendimin e shpalli gjyqtari Kujtim Krasniqi pasi miratoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
Kastrati, sipas aktakuzës, ka qëndruar në Siri në organizatën terorriste Al Nusra që nga janari i vitit 2013.
36-vjeçari u është dorëzuar vetë autoriteteve të Kosovës më datën 6 nëntor të vitit 2024.
Artikuj të ngjashëm
-
Osman Kastrati dënohet me mbi tre vjet burgim për organizim të grupit terrorist
-
Arrestohet i dënuari me 3 vjet burgim për organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste
-
Tre vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, shumica e të akuzuarve ende të lirë
-
Selimi si informator i BIA-s, informacione për UÇK-në dhe grupet fetare
-
Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë