Një person është arrestuar në Deçan, nën dyshimin se ka dëmtuar shtratin e lumit Lumbardhi i Deçanit.
Sipas njoftimit të Policisë, të mërkurën është marrë informacioni se i njëjti ka dëmtuar shtratin e lumit përmes veprimtarisë ilegale të nxjerrjes së zhavorrit nga shtrati i lumit dhe brigjet e tij.
Nё koordinim me prokurorin e shtetit dhe bashkëpunim me Inspektorët adekuatë të MMPHI-së dhe KPMM-së në Prishtinë, tё cilët po ashtu kanë dalё nё vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë veprimet adekuate ligjore duke bёrё sekuestrimin e përkohshëm tё disa mjeteve të rёnda: Tre ekskavator dhe dy gurthyes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër tё prokurorit tё shtetit, i dyshuari ёshtё liruar, ndërsa rasti shkon nё procedurë tё rregullt.