Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar pasi dyshimit se e shkaktoi një shpërthim në oborrin e një shtëpie në fshatin Strellc të Deçanit.
Siç thuhet në njoftim, zyrtarët policorë pasi pranuan informacionin për shpërthimin dhe dolën në vendin e ngjarjes, viktimën e takuan në oborrin e shtëpisë të së cilit ndodhi shpërthimi.
Rasti ka ndodhur të martën, derisa një ditë më parë i dyshuari për këtë rast u identifikua dhe u arrestua.
“Stacioni Policor në Deçan, me datën 09.06.2026, ka pranuar informatё për një shpërthim të ndodhur në fshatin Strellc i epërm-Deçan. Zyrtarët policorë i janë përgjigjur menjëherë, me ç’rast kanë takuar viktimën, në oborrin e shtëpisë së të cilit ka ndodhur njё shpёrthim i fuqishëm. Policia nё koordinim me prokurorin e Shtetit ka ndёrmarrё masat e nevojshme dhe pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, me datёn 10.06.2026, ёshtё arritur tё identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.
Tutje u bë e ditur se i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë pas intervistimit nga hetuesit, ndërsa rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
-
Dyshohet se sulmoi një 11-vjeçar në oborrin e shkollës, arrestohet i dyshuari në Deçan
-
Arrestohet një person në Lipjan i dyshuar për zjarrvënie
-
Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
-
Sulm seksual në Obiliq, arrestohet i dyshuari
-
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për sulm seksual