Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë pasi kishte tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.
Rasti ka ndodhur të premten në orën 05:55. Derisa Policia njofton se Q.H., i lindur në vitin 1071, gjatë kontrollit, në pasaportën e tij kishte lënë 10 euro.
“Kur është pyetur nga zyrtari kufitar për kartëmonedhë, i njëjti është përgjigjur se i kishte lënë për kafe”, thuhet në njoftimin policor.
I njëjti është dërguar për intervistim nga prokurori kujdestar dhe kartëmonedha i është konfiskuar si dëshmi materiale.
“Pas përfundimit të procedurave personi i dyshuar, me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e ndalimit, kurse malli së bashku me automjetin është kthyer prapa”, thuhet tutje.
-
Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi t’u japë 5 euro ryshfet policëve kufitarë
-
Futi 500 lekë në dokumentet që i dorëzoi për kontroll në kufi, arrestohet
-
Një shtetas i Shqipërisë arrestohet në Vërmicë për ryshfet
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare
-
Ia ofroi policit në kufi 5 euro, arrestohet